Ronaldo kishte shkuar me pije të gazuar në stërvitje, Giggs gati për ta rrahur
Periudha te Manchester United mund të themi se ka qenë me vendimtarja për Ronaldon duke iu referuar moshës, shkruan Albeu.com

Gjatë kohës që CR7 ishte pjesë e United mer me vete një pije të gazuar në kampin stërvitor por ish-bashkëlojtari i tij legjenda Ryan Giggs nuk e priti aspak mirë.

Këtë histori tashmë e ka bërë të ditur trajneri aktual i “djajve të kuq” Solskjaer.

“Mos e bë një gjë të tillë kurrë më “ mësojet të kenë qenë fjalët e Giggs drejtuar Ronaldos i cili e kishte shtyrë në mur të dhomës ku po hanin mëngjesin lojtarët.

Fakti që një legjendë si Giggs bën atë gjest ndaj një talenti të ri tregon standartet që duhet të plotësoheshin në një klub të tillë dhe mënyrën si drejtohej. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori