Ronaldo konkurron Obamën për sigurinë (FOTO-LAJM)

Kristiano Ronaldo po ruhet nën masa të rrepta sigurie në Botërorin e Brazilit që ka nisur prej disa ditësh. Sipas mediave braziliane rreth 50 punonjës sigurie po kujdesen për jetën e kampionit të Europës me Real Madridin.

Jashtë fushës së lojës atë e shoqëron një eskortë e tërë ku bëjnë pjesë 9 motorë, 2 makina të blinduara ndodhen gjithnjë pranë vendit ku stërvitet Portugalia, një helikopter nga ajri është gati në çdo moment dhe policia rrugore ka një plan masash për autokolonën që shoqëron Kristianon. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori