Ronaldo: Krahasimi me CR7? Jemi ndryshe, çfarë turpi para 20 vitesh

Pëlqej
Juventus-Inter është një klasike e futbollit italian. Të shumta përballjet emocionuese midis këtyre ekipeve dhe të pafund kampionët që kanë veshur uniformat e dy klubeve.

Një prej tyre, me shumë mundësi më i madhi, ishte Ronaldo Fenomeni. Ai komenton supersfidën dhe tregon ngjashmëritë dhe ndryshimet me Kristiano Ronaldon.

Juventus-Inter është një klasike e futbollit italian. Të shumta përballjet emocionuese midis këtyre ekipeve dhe të pafund kampionët që kanë veshur uniformat e dy klubeve. Një prej tyre, me shumë mundësi më i madhi, ishte Ronaldo Fenomeni. Ai komenton supersfidën dhe tregon ngjashmëritë dhe ndryshimet me Kristiano Ronaldon.

Braziliani ka folur për përballjen e mbrëmjes së sotme për “Gazzetta dello Sport”, ndërsa i rikthehet dhe njëherë episodit të paharrueshëm për tifozët interistë. Ishte viti 1998 dhe Interi, që kishte nevojë për tre pikë, ishte në garë me bardhezinjtë për titullin kampion.

Luhej në Torino dhe arbitri nuk i jepte një penallti flagrante Ronaldos, i cili ndalej në mënyrë të parregullt nga Mark Iuliano. Mes protestave të zikaltërve, Juventus niste aksionin menjëherë dhe… penallti për bardhezinjtë. Paljuka e priste, por nëse akordohej ajo për Fenomenin, ndryshonte dhe historia e atij kampionati. /albeu.com/




Shtuar më 07/12/2018, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori