Asgjë e sigurt për Ronaldon, kryen të tjera vizita
Cristiano Ronaldo ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në Continassa për kontrolle të reja mjekësore, shkruan Albeu.com.

Portugezi do të vizitohet nga mjekët e Juventusit pas lëndimit me Kombëtaren portugeze.

Sipas ekzaminimeve portgezi ka një dëmtim në gjurin e djatë. Qëllimi i Ronaldos është të rikthehet të luajë në çerekfinale kundër Ajax-it e programuar për në datën 10 prill.

Dje CR7 bëri një ndalesë të shkurtër në Barcelonë për një angazhim personal me sponsorin Nike dhe më pas u ul në aeroportin e Torinos- orës 8 të mbrëmjes.

Sot gjendja e tij fizike do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Juventusit, për herë të parë që nga ndalesa me kombëtaren Portugeze. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori