Ronaldo kthehet me Tottenhamin
Cristiano Ronaldo
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pritet të rikuperohet me kohë për ndeshjen kundër Tottenhamit, në përballjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Spanjë më 5 prill.

26 vjeçari u tërhoq nga ndeshjet e ardhshme miqësore të Portugalisë kundër Kilit dhe Finlandës për shkak të një lëndimi në kofshë që pësoi të shtunën.

Por, trajneri i Realit, Jose Mourinho, tha: “Duke pasur parasysh vullnetin e tij, ne mendojmë se mund të kthehet për ndeshjen kundër Tottenhamit, edhe pse do të jetë ngushtë”.
Shtuar më 24/03/2011, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori