Ronaldo larg Juventusit, pritet rikthimi në Angli
Cristiano Ronaldo edhe pse në moshën 34-vjeçare, ka përsëri dëshirën për të pasur sukses dhe për të fituar gjithçka.

Portugezi ka hyrë në sezonin e dytë me Juventusin të cilët kërkojnë me çdokusht triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Megjithatë një lajm shumë i keq për tifozët bardhezi vjen nga Spanja, teksa thuhet se Ronaldo mund të largohet nga italianët.

Sipas asaj që shkruan “Diario Gol”, ylli portugez i ka thënë drejtuesve të Manchester United se dëshiron të kthehet në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq”, duan të rikthehen përsëri të jenë konkurrues dhe një rikthim i Ronaldos në skuadrën ku u bë i njohur, do ta bënte të mundur këtë.

Thuhet se 34-vjeçari do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, pasi dëshiron të ndjekë dëshirën e zemrës së tij.
Shtuar më 19/09/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori