E FUNDIT/ Numurohen 93.96% të votave, rezultatet në kohë reale
Ronaldo, lojtari që sot shpërdoi rastet e Realit (VIDEO)
Barcelona arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në El Clasico, duke mposhtur Realin 3-0, në ‘Santiago Bernabeu’ dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Madrilenët prisnin shumë sot prej yllit të tyre Cristiano Ronaldos, që edhe pse nuk ishte në 100% zbriti në fushë dhe e nisi me mjaft vrull sfidën. Portugezi gjeti rrjetën që në minutën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Më pas, Ronaldo gaboi fatalisht pranë pikës së penalltisë, pasi doli huq në topin që i erdhi nga e majta dhe që mund ta dërgonte në rrjetë. Portugezi pati edhe mundësi të tjera shënimi, por Ter Stegen ishte në lartësinë e detyrës, duke i mohuar kënaqësinë e golit.

Pas fitimit të Topit të Artë për herë të 5-të, pritej shumë prej Cristiano Ronaldos, porn ë këtë El Clasico duket se triumfoi Lionel Messi, me një gol, një asist dhe disa aksione të mira. /albeu.com/

Shtuar më 23/12/2017, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori