Ronaldo mbetet shumë prapa Suarezit e Messit

Cristiano Ronaldo ka mbetur shumë papa Leo Messit e Luis Suarezit me gola, andaj do të kërkojë të shënojë sa më shumë gola ndaj Osasunës, shkruan Gazeta Express.

Me dy golat që shënoi ndaj Alaves, Suarez ka shkuar në kuotën e 18 golave, një më shumë se Leo Messi që gjithashtu gjeti rrjetën në fitoren prej 6:0 të Barcelonës.

Kështu, Ronaldo ka mbetur katër gola prapa Messit e pesë prapa Suarezit. Portugezi do të tentojë të ndryshojë këtë statistikë në sfidën ndaj Osasunës. /Albeu.com/

Shtuar më 11/02/2017, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori