Ronaldo me Covid-19, çfarë do bëjë tani me fanellën e portugezit talenti i Francës?
Eduardo Camavinga, ylli në rritje i kombëtares franceze, u mburr në rrjetet sociale se kishte marrë fanellën e Cristiano Ronaldos, pas ndeshjes të së dielës së kaluar midis "Gjelave" dhe Portugalisë në Nations League teksa deklaroi se: "Nuk do ta laj" uniformën e CR7.

Por pas lajmit se ylli portugez ka rezultuar pozitiv gjatë testit anti-Covid, talenti 17-vjeçar Rennes mund të ndryshojë mendje.

Madje, ai dhe lojtarët e tjerë të Francës mund të jenë infektuar nga virusi.

Franca luan nesër ndeshjen e rradhës në Nations League përballë Kroacisë, ndërsa nuk ka asnjë njoftim nga Federata Franceze e Futbollit nëse lojtarët i janë nënshtruar testimeve dhe nëse po, cilat janë përgjigjet.
Shtuar më 13/10/2020, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori