Ronaldo me golin e shënuar u rikthye sërisht në krye të golashenuesve
Vazhdon shkëlqimi i Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve edhe pse kësaj radhe shënoi nga pika e bardhë.


Ky ishte goli i 15-të në tetë ndeshjet e fundit në këtë garë. Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar pesë herë, aq sa ka shënuar edhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Nëntë nga 15 golat e fundit ai i ka shënuar para tifozë të tij në Santiago Bernabeu.NKjo penallti nuk ishte rasti i tij i parë në ndeshje, pasi që kishte gjuajtur disa herë në portë.

Ai goditi edhe shtyllën pas harkimit të Achraf Hakimit. Ronaldo mbetet shënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 110 gola. /Albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori