Ronaldo, me i miri i kampionatit brazilian
Albeu.com
Sulmuesi i Corinthians, Ronaldo, ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë në Kampionatit Paulista, i cili përfundoi me triumf të klubit të tij. Fenomeni shënoi tetë gola në për të ndihmuar Corinthians ta fitojë kampionatin ...... brazilian dhe ta thyejë rekordin duke përfunduar sezonin pa asnjë humbje, që është hera e parë në këtë kampionat pas 37 vitesh.

Në ceremoninë e mbrëmshme Ronaldo morri edhe shpërblimin për lojtarin më të mirë duke falënderuar të gjithë dashamirët e tij.

“Nuk mund të flas për momentin. Dua vetëm t’u falënderohem të gjithëve për respektin, për të gjitha. Tash u riktheva, u riktheva për të shënuar gola, u riktheva në hapat e mi. Falënderoj nga zemra të gjithë”, ka thënë Ronaldo gjatë pranimit të çmimit.
Shtuar më 05/05/2009, ora 22:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori