Ronaldo: Messi një Ferrari, unë një Porsche
Nuk ka konfrontime. Cristiano Ronaldo i shmanget krahasimeve me "rivalin e tij të përhershëm", Lionel Messi.

Në një intervistë për revistën gjermane "Kicker", fenomeni portugez i Real Madridit përdor një krahasim të veçantë për tu krahasuar me yllin e Barcelonës duke futur në të edhe Ferguson me Mourinjon.

"Është e pamundur për të bërë krahasime mes Ferguson dhe Mourinjo. Është njëlloj mes meje dhe Messit. Messi është një Ferrari dhe unë një Porsche", u shpreh Ronaldo.

Në fund, portugezi nuk harroi të flasë fjalët më të mira për tranjerin e Real Madrid: "Mourinho për momentin është më i miri në botë", mbylli mendimin e tij kampioni portugez. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori