Ronaldo, Modric apo Salah? Kjo është përgjigja epike e Toni Kroos
Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Muhamed Salah janë tre lojtarët më të mirën bë botë të zgjedhur nga FIFA për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA”.

Kjo është një treshe e shkëlqyer, por përsëri pati kundërshtime pasi në këtë treshe mungonte Lionel Messi.

Megjithatë në lidhje me çështjen e lojtarëve më të mirë është pyetur edhe mesfushori gjerman i Realit të Madridit, Toni Kros.

Ai është pyetur se cili është më i miri nga kjo treshe për mendimin e tij dhe përgjigja që ka dhënë ka qenë epike: Pse, unë jam jashtë listës?” tha gjermani duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë për pyetjen e bërë nga gazetarët.
Shtuar më 05/09/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori