Ronaldo-Morata, statistikat e frikshme të dyshes së Juventusit
Alvaro Morata rigjen Andrea Pirlon te Juventusi (ndonëse jo vetëm), por edhe Kristiano Ronaldon, pas eksperiencës së tyre te Reali i Madridit.

Pa dyshim që ky ritakim, duke parë se edhe që të dy lojtarët në fjalë janë sulmues, duket një ogur i mirë, në pritje për të parë Kristianon dhe Alvaron së bashku në fushë.

Dhe ashtu siç sjell në vëmendje rrjeti “Sky Sport”, dy sulmuesit bardhezinj numërojnë 62 ndeshje me madrilenët, ku bilanci është më shumë sesa pozitiv: 45 fitore, 11 barazime dhe vetëm 6 humbje.

Sa herë që Kristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata kanë luajtur përkrah njëri-tjetrit në fushën e lojës, Reali në rastin konkret i ka fituar të gjitha takimet (10 nga 10), duke nënvizuar se të dy së bashku kanë shkëmbyer edhe 4 asiste për gol.

Madje, ndeshja e fundit që jashtëtokësori portugez dhe bomberi spanjoll kanë luajtur së bashku ka qenë pikërisht kundër Juventusit, në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2017 (e fituar 4-1 nga Reali i Madridit), ndonëse 27- vjeçari u aktivizua vetëm për 6 minuta.

Gjithsesi, nga sot e në vazhdim, Ronaldo dhe Morata do luftojnë edhe njëherë tjetër krah për krah, por për ngjyrat e “Zonjës së Vjetër.
Shtuar më 23/09/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori