Portugalia ka shënuar
fitore me rezultat 3 me 2 ndaj Armenisë duke u ngjitur në vendin e parë të Grupit I në kualifikimet për Euro 2016.
Armenia ka shënuar e para përmes Marcos Pizzellit në minutën e 14-të, ndërsa
Ronaldo barazoi në minutën e 29-të nga penalltia.
Ronakdo shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 55 dhe 58.
Në minutën e 62-të, Tiago u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë portugezët me një lojtar më pak në fushë.
Në minutën e 72-të,
Armenia ngushtoi diferencën përmes golit të Mkoyanit, por pa mundur të barazojnë.
Pas kësaj fitoreje,
Portugalia renditet e para me 12 pikë dhe është dy pikë para Danimarkës dhe pesë pikë para Shqipërisë që janë në pozitën e dytë dhe të tretë. Serbia pas humbjes së sotme, mbetet në vetëm një pikë pas pesë ndeshjeve. Kombëtarja shqiptare ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2015,
ora 22:05