Ronaldo mund të ribashkohet me ish-shokun e tij
Sulmuesi spanjoll qe aktivizohet me skuadren e Chelsea, Alvaro Morata duket se i ka ditët e numëruara me blutë e londrës. Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “The Sun”, ish-lojtari i Real Madrid mund të ribashkohet me Cristiano Ronaldon, kësaj radhe në Torino me Juventusin.

Kujtojmë që të dy kanë luajtur për disa sezone te skuadra e Real Madrid, dhe ku i dihet, mbase mund t’i shohim sërish bashke, kësaj radhe nën urdhrat e teknikut Masimiliano Allegri. Në rast se Morata firmos me bardhezinjtë, do të hapeshin dyert e largimit të Paulo Dybalas nga “Allianz Stadium”.

Vlen të përmendet fakti se Morata ka qenë gjithnjë pikësynim i bardhezinjve edhe pas largimit nga bardhezinjte. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori