Ronaldo na eliminoi nga Championsi
Pëlqej
Jose Mourinho pas një periudhe të gjatë është kthyer të flas për aventurën në Real Madrid.

Tekniku portugez me “Los Blancos” kishte dështuar ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mourinho ndihet i tradhtuar nga asi portugez Cristiano Ronaldo, i cili kishte dështuar të shënon gol nga penalltia në gjysmëfinalen e kthimit kundër Bayern Munich, sfidë kjo e zhvilluar në sezonin 2011/2012.

“Fakti që kam fituar dy Champions League e bëjnë të veçantë karrierën time. Në shumë raste kam arritur deri në gjysmëfinale dhe të them të drejtën disa eliminime kanë qenë të vështira për t’u pranuar. I tillë ishte edhe rasti e eliminimit nga Bayern Munich në 2012, kur lojtari ynë më i mirë dështoi në 11-metërshin e parë”, ka thënë Mourinho.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë për të marr “timonin” e Portugalisë pas shkarkimit të Paulo Bentos pas disfatës së Portugalisë kundër Shqipërisë (0-1). /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori