Ronaldo: Na rrethuan sikur të ishim kriminelë
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes verën e kaluar, kur përfundoi nën hetim nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal.

Ai është kthyer të flasë për një episod që i ka ndodhur kur ishte me pushime në Formentera.

“Atje ka mijëra anije dhe varka dhe policia ndaloi më të voglën (atë të Cristianos)”, ka thënë portugezi për “La Sexta”.

“Jemi vrasës apo çfarë? Shkova të shihja se çfarë po ndodhte. Ata kishin armë dhe kamera”.

Në lidhje me betejën e tij ligjore, Ronaldo tha: “E vetmja gjë për të cilën nuk ka zgjidhje është vdekja. Çdo gjë tjetër mund të rregullohet”, deklaroi ylli portugez. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori