Ronaldo ndjek kombëtaren nga stoli pa maskë, detyrohet ta vendosë më pas (VIDEO)
Ronaldo nuk u inkuadrua në lojë në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve.
CR7 ishte i lënduar shkaku i pickimit të një blete, dhe për këtë ai nuk u paraqit as edhe një minutë me
Kombëtaren e tij mbrëmë.
Portugalia e fitoi ndeshjen e mbrëmshme ndaj kroatëve me rezultat final në 4:1, por ajo se çfarë mori
vëmendjen ishte
gjesti i Ronaldos në tribuna.
Portugezi, po qëndronte në shkallët e stadiumit pa maskë mbrojtëse kundër Covid-19, ku një punëtore aty i’u afrua dhe i tha atij që ta vendos atë.
Shtuar më 06/09/2020,
ora 09:49