Lengjenda braziliane
Ronaldo i bën thirrje talentit të Santos,
Neymar të
transferohet në Europë nëse dëshiron të bëhet më i miri në botë. 21-vjeçari është një nga talentet më të mira në botën e futbollit, i cili ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Bayern Munchen dhe Barcelona.
Por
Neymar ka vendosur të qëndrojë në
Brazil dhe transferimin për në Europë e ka shtyrë në përfundim të Botërorit 2014.
Ronaldo deklaroi se
Neymar është padyshim një lojtar i shkëlqyer i cili mund të bëhet një futbollist i madh nëse
transferohet në Europë.
Gjithashtu
Ronaldo bëri të ditur se
Neymar është shumë i talnetuar për t’u limituar vetëm në
Brazil. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 10:26