Ronaldo "ngatërron" Sassuolon me Barcelonën (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Juventus është përballur me Sassuolon ndaj të cilës ka fituar me rezulatat 2-0.

E veçanta e kësaj ndeshje është se autori i të dy golave ishte Cristiano Ronaldo i cili gjeti rrugën e golit pas më shumë se 300 minuatve lojë.

Goli i parë për Juventusin duket se e ka gezuar shumë Ronaldon, ku edhe vetë lojtari është shprehur kështu.

Edhe pse ishte një gol i lehtë për tu shënuar pasi porta ishte pothuajse bosh, CR7 ka festuar si i çmendur golin e tij.

Për këtë monet është bërë edhe një karikaturë e cila u bë virale në rrjet.

Ronaldo në këtë karikaturë shihet se ka ngatërruar Sassuolon me Barcelonën nga mënyra e festimit.

“Mund të keni menduar se Cristiano Ronaldo e kishte shënuar golin e fitores në El Clasico për shkak të mënyrës së si e festoi golin e tij të parë për Juventusin. Por, dy golat e tij mbetën nën hijen e Douglas Costas, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi që e pështyu kundërshtarin”, shkruhet në përshkrimin e fotos. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori