Ronaldo “ngel në klasë” Conten, sponsorizon “të urryerin”!
Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Cristiano Ronaldo, i cili gjatë konferencës për shtyp të dhënë nga Massimiliano Allegri dhe Andrea Agnelli në lidhje me divorcin pas pesë vitesh bashkëpunim, do të turfullonte teksa përmendej emri i Antonio Contes nga gazetari që pyeste presidentin bardhezi, ka sponsorizuar një emër “big” për stolin.

Bëhet fjalë për “të urryerin” e juventinëve, Jose Mourinho, me të cilin CR7 nuk është se është ndarë aq mirë në kohën kur ishin te Real Madrid.

Por, tani, sipas “Gazzetta”, Ronaldo është duke bërë presion te Jorge Mendes që ta bindë Mou për të ardhur bardhezi.
Shtuar më 20/05/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori