Ronaldo një hap larg të një rekordi tjetër në Champions
Pëlqej
Ronaldo mund të bëhet lojtari i parë ndonjëherë që shënon 17 gola në një vit kalendarikChampions.

Cristiano Ronaldo do të tentojë të thyejë një tjetër rekord në Champions League. Sulmuesit të Real Madridit i duhet edhe një gol për t’i përmirësuar statistikat në një vit kalendarik.

32 vjeçari ka shënuar 16 herë në vitin 2015, aq sa ka realizuar edhe tani dhe është një gol larg që të bahet lojtari i parë që shënon 17 gola në Ligën e Kampionëve një vit kalendarik.

Për ta bërë këtë, portugezi ka edhe dy ndeshje në dispozicion, atë kundër APOEL-it (të martën) dhe kundër Borussia Dortmundit pas dy javësh në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë këtë edicion në Champions me gjashtë gola dhe më i miri në histori të kësaj gare me 112 gola. I dyti renditet Leo Messi me 97. /albeu.com/


Shtuar më 21/11/2017, ora 00:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori