Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Ronaldo njofton tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë
Cristiano Ronaldo ka bërë me dije vitin se kur do të tërhiqet nga kombëtarja e Portugalisë. Nuk do të ndodhë tani, por pas kupës së botësKatar 2022.

Gjatë një interviste për “Bein Sport”, sulmuesi i Juventusit u pyet se si ndjehej që Kupa e Botës do të zhvillohej në Katar. “Ylli” portugez u shpreh se zhvillimi i botërorit në Katar ishte një ndjenë e bukur, pasi e viziton shpesh atë vend. Në të njëjtë kohë, Ronaldo zbuloi se ai botëror do të ishte i fundit për të me kombëtaren portugeze.

"Shumë mirë, për mua. Në Katar unë mund të luaj për herë të fundit në një Kupë Bote. Shkoj shpesh me pushime, në Katar si dhe Dubai. Jam i lumtur sepse me siguri do të jetë turneu i fundit ndërkombëtar”, përfundoi Ronaldo.

Një lajm që ka trishtuar shumë portugezët, por dhe për tifozët e futbollit. Largimi i Ronaldos nga Portugalia është fundi i një epoke të rëndësishme në futbollin botëror.
Shtuar më 11/10/2020, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori