Ronaldo: Nuk jam i shqetesuar per formen
Albeu.com
Cristiano Ronaldo nuk është i shqetësuar për formën e tij momentale me Real Madidin dhe thotë se më e rëndësishme është ekipi të fitojë. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë nga fillimi i ligës spanjolle dhe të gjithë ...... shikimet janë drejtuar kah Real Madridi për shkak të numrit të madh të yjeve që arritën në këtë klub gjatë verës.

“I gjithë ekipi pret fillimin e sezonit, shpresoj se gjërat do të zhvillohen në të mirë dhe do të mund të shijojmë fitore ndaj Deportivo. Nuk jam i shqetësuar për shkak të formës time. Më e rëndësishme është Real Madridi të fitojë”, ka thënë Ronaldo.

“Jam i qetë, punoj me ngulm dhe jam me një grup fantastik të lojtarëve. Nuk mendojmë për Barcelonën. Gjatë gjithë vitit duhet të luajmë mirë dhe të shohim se sa larg mund të arrijmë. Nuk kemi presion”, ka shtuar portugezi.
Shtuar më 26/08/2009, ora 22:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori