Ronaldo nuk ka asnjë tatuazh në trup për këtë arsye shumë humane
Është një nga futbollistët më të mirë në botë, kampion jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj.

Fiziku i tij ka bërë që shumë prej markave më të njohura të modës ta preferojnë Cristiano Ronaldon si imazhin e tyre.

Një prej arsyeve është se ai e ka mbajtur trupin të pastër nga tatuazhet, ndryshe nga shumë futbollistë te tjerë, si Mesi, Vidal, Naingolan apo Ikardi qe e kane trupin pothuajse te mbuluar nga tatuazhet. Për të mos harruar dhe Dejvid Beckham që kishte mbi 40 vizatime në trup.

Këta të fundit madje i kanë shfaqur me krenari para publikut, ndërsa lojtari më i ri i Juventusit ka bërë zgjedhjen e kundërt, jo sepse nuk i pëlqejnë ato por për një arsye më jetësore.

Pak njerëz e dinë se portugezi përveç talentit si futbollist, ka pasion edhe në një tjetër fushë, atë të bamirësisë.

Ronaldo nuk ka tatuazhe në trup në mënyrë që të jetë në gjendje të dhurojë gjak, veprim të cilin e bën dy herë në vit.

Në vitin 2017, për qëllime humanitare 33-vjeçari ka dhuruar 600,000 Euro nga bonusi i Ligës së Kampionëve dhe një muaj pas fitores së Euro 2016 me Portugalinë, ai dhuroi 275,000 Pound në Fondacionin për Fëmijët me kancer. Jo më kot ylli portugez është cilësuar si një hero humanitar në vitin 2015. /klan/
Shtuar më 07/08/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori