Ronaldo: Nuk pendohem që zgjodha Realin
Pëlqej
Në vitin më të mirë të karrierës së tij sportive, Cristiano Ronaldo shpreson që sot të fitojë titullin "Lojtari i Vitit Uefa". Në një intervistë për gazetën spanjolle "Marca", ylli portugez foli për situatën e tij dhe të Real Madrid, skuadër për të cilën luftoi shumë në mënyrë që të bëhej pjesë e saj.

Duke kujtuar transferimin e tij tek madrilenët nga Manchester United në vitin 2009, CR7 tha: "Bëra ç’ishte e mundur për t’u bashkuar me Realin. Dola kundër shumë personave, por nuk pendohem".

Në lidhje me formën e tij aktuale, Cristiano deklaroi: "Kam nevojë për disa ditë që të kthehem në nivelin tim maksimal, por shumë shpejt do e arrij".

Duke folur për sezonin që sapo ka nisur, portugezi theksoi: "2014 ishte një vit ëndrrash. Marrëdhënia e lojtarëve me Ancelottin është perfekte. Të shohim nëse do i përmirësojmë arritjet e sezonit të kaluar". /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori