Ronaldo nuk perjashton kthimin ne Manchester United
Albeu.com
Cristiano Ronaldo ka lënë derën hapur për një rikthim sensacional në Manchester United, shkruan "News of the World". Ronaldo verën e vitit të kaluar u transferua në radhët e Real Madridit nga Manchester Unitedi për 94 milionë euro dëmshpërblim.Portugezit ka nisur t'i mungojë ish-skuadra e tij dhe ka filluar të mendojë për rikthimin e tij në "Old Trafford". "Natyrisht se më mungon Manchesteri. Jo vetëm si klub. Kam luajtur aty gjashtë vjet. Është kohë e gjatë. Sa herë që kam mundësinë përcjell në televizion ndeshjet e Manchesterit. Ku ta di ndoshta në të ardhmen do të rikthehem te kjo skuadër. Mundësia është e hapur", ka thënë Ronaldo.
Shtuar më 15/02/2010, ora 18:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori