Ronaldo paralajmëron Gareth Bale
Lajmi i kalimit të Gareth Bale nga Tottenham te Real Madrid për 101 milionë euro bëri në pak orë xhiron e botës. Mbeti i surprizuar nga ky transferim dhe vetë Ronaldo, jo ai që luan aktualisht te Reali, por Fenomeni brazilian që në 2002-shin la Interin për t’u bashkuar me "Los Blancos" për shumën e 45 milionë eurove dhe tashmë paralajmëron uellsianin.

"I uroj Bale të ketë fat, të jetë i suksesëshëm dhe që të shënojë shumë gola por nuk është e lehtë që t’ia dalësh mbanë në një skuadër si Real Madrid", ka qënë paralajmërimi i tij.

Më pas dy herë fituesi i "Topit të Artë" ndalet te ylli I futbollit brazilian , Neymar që te Barcelona formon me Lionel Messin një nga dyshet më të forta të sulmit në panoramën futbollistike ndërkombëtare.

"Besoj që edhe për pak kohë do të vazhdojmë të flasim për Leon dhe për Cristianon. Leo është një futbollist i ri por do të mësojë dhe do të bëhet një nga më të mirët në botë. Neymar do të mësojë shumë te Barça bashkë me Messin. Të gjithë brazilianët që shkojnë në europë përmirësohen, edhe pse në fillim për të do të jetë e vështirë", ka thënë Fenomeni.

Më pas ish ylli i Inter, Barcelonës, Real Madrid dhe Milan foli për adashin e tij, Cristianon, duke ndërhyrë në polemikën mes yllit të Real Madrid dhe Jose Mourinhos që pak ditë më parë kritikoi futbollistin duke nënvizuar se ai kishte drejtuar në fushë Ronaldon, atë të vërtetinm, fenomenin.

"Është diçka e bukur të kujtohesh me emrin Fenomeni, pasi do të thotë se kam qenë një futbollist i rëndësishëm. Besoj se secili prej nesh ka bërë gjëra të mëdha, unë kam bërë historinë time, Cristiano Ronaldo po bën të tijën dhe duhet të respektojë mendimin e të gjithëve", përfundoi Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori