E FUNDIT/ Gjendet i pajetë trupi i një 68-vjeçari brenda një garazhi
Ronaldo përgatitet për sprintin final, bardhezinjtë me sytë nga portugezi
Juventus i është rikthyer stërvitjes në grup, ndërkohë një vëmendje të veçantë ka Cristiano Ronaldo. Pese herë fituesi i Topit të Arte po stërvitet i veçuar, pasi kërkon që kur të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit të jetë në formën e tij më të mirë fizike.

Këtu nuk ka asgjë të re pasi dihen ambiciet personale të sulmuesit. Ronaldo qëndroi në Portugali gjatë periudhës së karantinës dhe ishte i vetmi që kishte një stadium të tërë në dispozicion për t’u stërvitur.

Ronaldo është kthyer në Itali më 4 maj, i pari nga lojtarët që iu ribashkua ekipit dhe pasi qëndroi 14 ditë në karantinë, më 19 maj u shfaq në qendrën stërvitore të badhezinjve.

Ky vit për portugezin do të jetë një sfidë më vete, sepse krahas kampionatit synohet edhe Champions League, por për të nuk do të jetë e lehtë të përballojë ngarkesën e madhe fizike, sepse do të jetë një kalendar i ngjeshur dhe prej tij pritet shumë nga të gjithë.

Portugezi nuk shënon në ndeshjen e parë të kampionatit që prej 2014-ës, ndërsa pauza e gjatë dhe rikthimi në verë mund të konsiderohet si dita e parë e kampionatit, në të cilën Ronaldo do të provojë të thyejë këtë lloj mallkimi.

Sidoqoftë shënon apo jo në momentin e rikthimit, kjo pak rëndësi ka për Juventusin, pasi me e rëndësishme është që pesë herë fituesi i Topit të Artë të jetë plotësisht gati për të përballuar gjithë pjesën e mbetur të sezonit.
Shtuar më 26/05/2020, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori