Ronaldo përshëndet fansat nga Shqipëria (FOTO)
Sot do të jetë përballja e madhe mes Shqipërisë dhe Portugalisë në "Elbasan Arena", ndërkohë që një ndër futbollistët më të përfolur të kësaj ndeshje padyshim që është Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i njohur portugez i ka përshëndetur të gjithë fansat e tij në rrjetin social "Faceboook" dhe "Instagram" me anë të një gjesti dhe duke shkruar "Mirmëngjes botë". Por mbetet ta shohim në fushën e lojës së sa gjëra do të dhurojë nga magjia e tij, teksa nuk duhet të harrojmë që Cr7 ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në javët e para në La Liga, raporton Albeu.

Ndërkohë që në media të ndryshme, dhe konkretisht nga "Globosport" është raportuar se gjatë verës ka refuzuar 150 mln euro nga PSG-ja që do të ishte një rekord. për transferimet./Albeu.com/
Shtuar më 07/09/2015, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori