Ronaldo planifikon largimin nga futbolli
Albeu.com
Sulmuesi brazilian Ronaldo thotë se ai mendon të largohet pasi trupi i tij kërkon që ai të ndalojë së luajturi futboll. “Trupi im kërkon të ndërpresë të luajturin futboll. Po bëhem gjithnjë e më i moshuar, trupi im më kërkon të dal në ...... pension”, ka thënë Ronaldo për O Globo. Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, edhe para se të kthehet në Brazil tha se ai dalëngadalë mendon për largim. Shumica parashikuan se karriera e tij do të përfundonte kur në fillim të vitit 2008 ai pësoi një dëmtim të rëndë, që e la atë jashtë fushe për nëntë muaj.
Shtuar më 27/05/2010, ora 10:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori