Ronaldo pret tamponin negativ, rriten shpresat për sfidën me Barçën
Një garë me kohën, por jo vetëm. Shanset për të parë Cristiano Ronaldon në fushë, në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, kundër Barcelonës, të mërkurën në mbrëmje, janë ende reale dhe mund të materializohen brenda disa orësh. Siç dihet, kampioni i Juventusit ka qenë larg fushave të lojës që nga 13 tetori, kur Federata Portugeze e Futbollit njoftoi pozitivitetin e tij me Covid-19. CR7 iu nënshtrua një tamponi të ri në orët e fundit, rezultati i të cilit do të zbulohet sot.

Në mëngjes, ai do të kryejë një provë të mëvonshme, e cila në fakt do të jetë e fundit e dobishme për Barcelonën. Në rast se tamponi i fundit rezulton negativ, numri 7 i Juventusit do të ketë dritën jeshile për të qenë atje, kundër Messit dhe Blaugrana-ve. Në fakt, protokolli i UEFA-s përcakton se për të dalë në fushë, një lojtar nuk duhet të ketë simptoma për një javë dhe të ketë një tampon negativ të paktën 24 orë para ndeshjes (për ndeshjet në shtëpi, 48 për ndeshjet jashtë fushe), telesport

Meqenëse Cristiano Ronaldo është asimptomatik, i duhet vetëm të jetë negativ një herë, që të çlirohet në të gjitha aspektet. Për më tepër, sipas asaj që "Sky Sport" raporton, tamponi i fundit kishte zbuluar një ngarkesë virale shumë të ulët, gjë që sugjeron se mundësitë për kthimin e tij të shpejtë në fushë mund të jenë konkrete. Nga dita kur doli pozitiv, Ronaldo humbi një ndeshje me ekipin e tij kombëtar, atë me Suedinë, plus ndeshjet e Serie A kundër Crotone dhe Verona, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kiev.

Shtuar më 27/10/2020, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori