Ronaldo prezanton këpucët e reja speciale
Ronaldo do të udhëheqë ekipin e Real Madrid në finalen e Champions League teksa do të ndeshet me rivalët e të njëjtit qytet Atletico Madrid, duke veshur këpucët e reja Mercurial Superfly, të cilat po cilësohen si këpucët më efikase të prodhuara ndonjëherë.

Të ndërtuara për të rritur shpejtësinë e lojtarit, këpuca është krijuar në mënyrë që t’i përshtatet këmbës së Ronaldo-s, duke i dhënë sulmuesit një ndihmesë ekstra kur të përdorë shpejtësinë për të shmangur kundërshtarët.

Mercurial Superfly do të vishen edhe nga Alexis Sanchez në Copa America gjatë kësaj vere. Atë do të jenë në treg në datën 28 maj, ditën që luhet edhe finalja e Champions League.
Shtuar më 18/05/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori