Ronaldo, PSG e ka seriozisht
Siç raporton gazeta spanjolle "Sport", kanë nisur bisedimet telefonike mes Paris Saint Germain dhe agjentit të Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes. Kjo ka ndodhur disa ditë pasi ylli portugez i Real Madrid u shpreh se: "nuk ndjehej më i lumtur në Madrid".

Sipas gazetës iberike, klubi parizien i oforn Ronaldos një rrogë vjetore prej 15 milionë eurosh plus bonuse në bazë të paraqitjeve.

Pritet që në javët në vijim klubi i Nasser El Khelaifi do të paraqesë edhe një ofertë zyrtare "Los Blancos" ku do të kërkojë zyrtarisht shërbimet e CR7-ës.

A do të pranojë Real Madrid? Kjo mbetet për tu parë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori