Ronaldo reagon për akuzat e përdhunimit
Cristiano Ronaldo ka marrë pushimet si pasojë e ndërprerjes së kampionateve për t’i lënë vendin ndeshjeve të kombëtareve. Ylli portugez ka reaguar në lidhje me akuzat për përdhunim duke thënë: “E di që jam i pafajshëm, ndaj jam shumë i qetë”.

Ndërkohë që “The Sun” publikon një tjetër histori të Cristianos me një tjetër vajzë. Bëhet fjalë për Ruby Rubacuori e cila pretendohet se ka marrë 4 mijë dollar për të kryer marrëdhenie seksuale me Ronaldon kur ishte vetem 17 vjeç.

Vlen të përmendim se Ruby ishte vajza që u bë e famshme pasi Silvio Berlusconi e kishte paguar për të qenë në eskortën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori