Ronaldo refuzoi 3 ekipe përpara transferimit te Juventusi
Disa muaj përpara se Ronaldo të transferohej te Juventusi, ai ka refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme, madje njëra prej tyre në Itali. Oferta e parë, sipas “El Mundo” ka ardhur nga Milani.

Në atë kohë me president kinez, kuqezinjtë ofruan 150 milionë euro. Kjo ofertë u refuzua sepse Milani nuk ofronte garanci për tituj. Më pas ishte United që insistoi për portugezin, por ofroi një shifër e ulët, e papranueshme për palët.

PSG kontaktoi agjentin e 33-vjeçarit, Mendez, por kishte një kusht. Ata kërkonin ta blinin sulmuesin në ditët e fundit të merkatos, në mënyrë që Reali mos të kishte mundësi të bënte ofertë për Neymarin dhe Mbappen.

Mendez vlerësoi se kjo ishte e rrezikshme. Më pas Ronaldo kërkoi vetë kalimin te Juventusi, pasi duatrokitjet që ai mori kur shënoi me Realin dhe garancia e një ekipi triumfues në Champions, e bindën atë.
Shtuar më 30/09/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori