Ronaldo “rrëmben” një tjetër çmim
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është padyshim futbollisti i këtij viti, pasi ka arritur të fitoj në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve me ‘Los Blancos’ dhe kampionatin evropian, tani Ronaldo ka filluar të mbledh çmimet individuale, ku një nga ta është nga lexuesit e dy prej gazetave më të mëdha evropiane.

Faleminderit për lexuesit e Marca dhe Gazzetta dello Sport për këtë vlerësim”, ka shkruar fillimisht Ronaldo në profilin e tij, shkruan Telegrafi.

“Nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëlojtarët e mi. Faleminderit të gjithëve!”, ka përfunduar shkrimin e tij sulmuesi portugez. /Albeu.com/

Shtuar më 14/10/2016, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori