Ronaldo shënjestron rekordin e Peles në ndeshjen ndaj Gremios për finalen e Botërorit
Virtyti i Cristiano Ronaldos është i pangopur. Pas rekordeve të shumta që ka vendosur në këtë vit, Portugezi dëshiron edhe një tjetër.

Rekordi që Cristiano do të kërkoj ta mbyll vitin me të, është ai i legjendarit Pele i cili kishte shënuar 7 gola në Kupën Interkontinentale që tani njihet si Kupa e botës për Klube. Në kohën e tij, Kupës Interkontinentale luhej me dy ndeshje: si vendas dhe si mysafir.

Pele kishte arritur të shënonte në 3 ndeshje të këtij kompeticioni që kishte luajtur gjatë dy viteve 1962 dhe 1963. Së pari kishte shënuar 5 gola në dy ndeshje ndaj Benficas në vitin 1962 dhe dy gola në një ndeshje të vitit 1963 ndaj Milanit, përcjell Albeu.com.

Ndërsa, Cristiano ka shënuar 6 gola deri më tani në Kupën e botës për Klube dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni që nga koha kur i është ndryshuar emri nga Kupa Interkontinentale.

Portugezi kishte shënuar një gol ndaj Gamba Osaka në vitin 2008 me Manchester United, shënoi një tjetër kundër Club Americas dhe 3 kundër Kashima Antlers në vitin 2016 me Real Madridin. Dhe këtë ecuri të mirë e vazhdoi edhe këtë vit kur hapi llogarinë e tij me golin në gjysmëfinalen e djeshme ndaj Al Jaziras.

Cristiano (6 gola) ndaj Gremios do të kërkojë të kaloj para legjendarit Pele me gola në këtë kompeticion që ishte i njejti por ka dy emërime të ndryshme, dhe të dëshmojë edhe njëherë që është njëri nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori