Ronaldo shënoi "hat-trick", Sporting Lisbona tallet me Realin (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ishte protagonist kryesor i Juventusit në Ligën e Kampionëve dje në mbrëmje teksa i dhuroi kualifikim bardhezinjve duke përmbysur Atleticon pas hat-trick të shënuar.

Por ka nga ata që nuk e harrojnë portugezin edhe vite më vonë. Eshtë rasti i Sporting Lisbonës Klubi ku 5 herë fituesi i Topit të Artë bëri hapat e parë në botën e futbollit, botoi fotografinë e kartës së parë sportive kur Ronaldo ishte 12 vjeç.

Në postimin në "Twitter" ka edhe një fjali ("Lojtari më i fortë në botë") dhe një shaka ironike ndaj Real Madridit ("Kush ka nevojë për Ronaldon?"). /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2019, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori