Ronaldo shënon golin e 699 në stadiumin ku bëri të parin (VIDEO)
Portugalia fitoi me rezultatin 3-0 ndeshjen ndaj Luksemburgut.

Nuk mund të mungonte në këtë takim dhe goli i Cristiano Ronaldos të cilin po e kërkonte me ngulm.

Ylli Juventusit shënoi në minutën e 65 në gol fantastik duke i çuar shifrat e sfidës në 2-0.

Me këtë gol të shënuar 34-vjeçari arriti në kuotën e 699 golave në karrierë.

Për t’u theksuar është se Ronaldo sot shënoi golin e tij të 699-të në stadiumin ku kishte shënuar golin e tij të parë.
Shtuar më 11/10/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori