Cristiano Ronaldo shprehet i lumtur pasi fitoi çmimin nga Globe Soccer Awards (FOTO+VIDEO)

Pëlqej
Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur pasi fitoi çmimin si më i miri në botë për vitin 2017 nga “Globe Soccer Aëards” në Dubai.

Viti 2017 rezervoi një fund fantastik për Cristiano Ronaldon që u nderua edhe si lojtari më i mirë i vitit që po lëmë pas në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” në Dubai, pak kohë pasi fitoi The Best nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Footbal.

Në garë për më të mirin ishin edhe Sergio Ramos (Real Madrid), Leo Messi (FC Barcelona), Gianluigi Buffon dhe Paulo Dybala (Juventus) e Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain).

“Për mua është speciale, jam shumë i lumtur për këtë çmim. Faleminderit shokëve, trajnerit, Real Madridit. Ishte një vit i jashtëzakonshëm ku fituam shumë tituj. Faleminderit atyre që më votuan", tha Ronaldo pasi mori çmimin në Madrid nga legjenda e Italisë dhe Juventusit, Alessandro Del Piero.

Ky është çmimi i katërt që e fiton Ronaldo, pasi e ka fituar edhe më 2011, 2014 dhe 2016
Ronaldo shprehet i lumtur pasi fitoi çmimin nga Globe Soccer Awards (FOTO+VIDEO)

Shtuar më 28/12/2017, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori