Ronaldo si menaxher, Solskjaer: Na këshilloi të blinim Bruno Fernandes
Bruno Fernandes po shkëlqen me fanellën e Mançester Junajtid dhe është kthyer shumë shpejt në një nga blerjet më të goditura të “djajve të kuq” të cilët kanë bërë një hap të rëndësishëm para falë paraqitjeve të tij.

Por gjithçka mund të ishte ndryshe nëse Kristiano Ronaldo do të kishte dhënë një opinion negativ për të.

Me sa duket, futbollisti i Juventusit ka qenë vendimtar për transferimin e bashkëkombësit të tij në radhët e skuadrës së dejtuar nga Ole Gunar Solskjaer, i cili pranoi se ka marrë mendimin e tij për të kuptuar nëse duhej afruar apo jo mesfushori.

“Ne kemi shumë skaut që ndjekin lojtarët, por dëshiroja të kuptoja nga futbollistë të tjerë se si ishte djaloshi dhe nisa të kërkoja shokët e tij të skuadrës dhe të kombëtares. Falë Evra, mora kontaktet e Ronaldos, i cili ma rekomandoi që të blija Fernandes”, shpjegoi Solskjaer në një intervistë.

Kjo nuk është hera e parë kur Ronaldo është bërë protagonist i lëvizjeve prej menaxheri. Edhe Mathijs De Ligt ka pranuar se në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Holandës, futbollisti portugez i ishte afruar dhe i kishte kërkuar që të bashkohej me të te Juventusi.
Shtuar më 16/07/2020, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori