Ronaldo sigurohet ne 100 milione euro!
Albeu.com
Pasi që Reali i Madridit pagoi 94 milion euro dëmshpërblim për te, që është më e madhja në historinë e futbollit, portugezi Kristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord tjetër.Skuadra mbretërore e ka siguruar këtë futbollisti në 100 milion euro! Siç bën të ditur gazeta spanjolle “El Mundo”, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka një frikë të madhe se futbollisti i tij më i shtrenjtë mund të lëndohet nga futbollistët kundërshtarë dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë hap dhe ka siguruar këmbët e tij. Se frika e Perezit nuk është pa mbështetje flet edhe statistika të cilën e bënë publike nga „Reali“ Në tri ndeshjet e para në të cilat sulmuesi portugez nuk luajti plot 270 minuta ndaj tij janë shkaktuar 34 ndërhyrje të pa lejuara!
Shtuar më 03/08/2009, ora 04:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori