Ronaldo takime sekrete me bukuroshen italiane (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo vijon të jetë protagonistë jashtë fushave të lojës. Pak javë më parë u raportua se Ronaldo ishte në një lidhje me ish miss-in e Spanjës, Desire Cordero.

Por revista italiane "Chi" ka raportuar se tashmë ylli i Realit është në krahët e italianes Cristina Buccino. Në fakt, është përfolur se ka qenë i lidhur edhe më parë me Buccinon, por kohët e fundit vetëm sa janë shtuar zërat që e konfirmojnë lidhjen.

Ajo ka rrëfyer se vijon takimet në mënyrë të fshehtë me portugezin. Revista italiane ka publikuar edhe një set fotosh ku bukuroshja shfaq format e saj seksi, e veshur me bikini. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2016, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori