Ronaldo te Bayern Munchen? Do të habiteni nga reagimi i klubit gjerman
Pëlqej
Bayerni i Mynihut ka reaguar ashpër për zërat e fundit që e shohin Cristiano Ronaldon pranë kampionëve të Gjermanisë. Përmes një komunikate për shtyp dhe të shoqëruar me një rosak lodër, klubi gjerman shkruan:

“Thashetheme për Bajern Mynih për qarkullojnë anembanë botës, në media apo edhe në rrjetet sociale. Teknologjia ka bërë që lajmet të përhapen me shpejtësi, por jo çdo gjë që raportohet është e vërtetë.

Për këtë ka folur edhe shefi i klubit, Karl-Hainz Rumenige, i cili ka deklaruar: Jemi mësuar që të përdoremi si subjekt i spekulimeve të transferimeve. Ne zakonisht nuk i komentojmë thashethemet, por në këtë rast duam të bëjmë të qartë qëndrimin tonë për Cristiano Ronaldon. Këto thashetheme janë të pabaza, janë vetëm fantazi", shkruhej në komunikatën zyrtare të klubit gjerman.

Shtuar më 19/06/2017, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori