Ronaldo terhiqet nga futbolli?
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi brazilian Ronaldo ka pranuar se ndoshta do të largohet nga futbolli pas lëndimit të fundit që ka pësuar.
32-vjeçari ka qenë jashtë aksioni që nga shkurti kur e kishte lënduar gjurin duke luajtur për skuadrën e Milanit. Pas përfundimit të kontratës, Rossonerët nuk ia vazhduan atë, ndërsa aktualisht, pas rikuperimit, shumë skuadra janë të interesuara për fenomenin e dikurshëm brazilian.

Mirëpo lëndimet e njëpasnjëshme kanë bërë që dikur lojtari më i mirë në botë, ndoshta të largohet nga futbolli aktiv.

“Nuk e di nëse do të luajë ose do të tërhiqem. Ende nuk kam e marrë vendimin. Do të pres të rikuperohem plotësisht dhe pastaj do të vendos”, ka thënë Ronaldo për Gazzetta dello Sport.
Shtuar më 19/11/2008, ora 23:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori