Ronaldo "thyen" karantinën, del bashkë me Georginën xhiro (FOTO LAJM)

Kristiano Ronaldo, si e gjithë bota po qëndron izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Por duket se ndonjëherë ai ia lejon vetes që ndryshe nga të tjerët, ti thyejë ca rregulla.

Sulmuesi i Juventusit duket se është mërzitur në shtëpi dhe ka thyer karantinimin.

Portugezi së bashku me partneren e tij, Xhorxhina Rodrigez kanë marrë fëmijët e tyre dhe kanë dalë shëtitje në qytet.

Lojtari ka respektuar një nga rregullat që është distancimi, teksa është parë të qëndrojë larg partneres së tij dhe të tjerëve.


Shtuar më 29/03/2020, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori