Ronaldo thyen një rekord në Champions (FOTO LAJM)

Pëlqej
Cristiano Ronaldo vazhdon të shënoi gola në garën më të madhe në botë për klube, Ligën e Kampionëve

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në La Liga, por krejt e kundërta po ndodh në Ligën e Kampionëve.

Ai në pesë ndeshje ka shënuar tetë gola, dy vetëm në ndeshjen që po zhvillohet sonte ndaj Apoel.

Kështu Ronaldo ka thyer një tjetër rekord në këtë garë, duke arritur të shënoi 18 gola brenda vitit 2017, më shumë se sa çdo lojtarë tjetër në histori.

10 gola i ka shënuar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe tetë këtë sezon.

Ronaldo po ashtu e mban rekordin edhe për më shumë gola në këtë garë dhe për më shumë gola brenda një sezoni. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori