Ronaldo thyen një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve
Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord. Portugezi është bërë lojtari me më shumë ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Me paraqitjen në fitoren e Realit ndaj Romës, tre herë më i miri i botës ka arritur në numrin e 57 ndeshjeve në fazën e eliminimit direkt në kompeticionin më të madh evropian për klube.

Ronaldo ka lënë pas Xavi Hernandez, që kishte 56 paraqitje, Portugezi nga këto 57 ndeshje, 34 i ka me Realin dhe 23 me Manchester Unitedin.
Shtuar më 09/03/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori